Maturantë e qytetarë bashkohen me protestën e studentëve të mjekësisë

Maturantë e qytetarë bashkohen me protestën e studentëve të mjekësisë

11:32, 06/07/2023
A+ Aa A-

Studentët e mjekësisë po zhvillojnë një protestë kundër projekligjit të qeverisë, i cili i kufizon tërheqjen e diplomës pas përfundimit të studimeve. Studentët bëjnë thirrje për mbështetje nga qytetarët dhe studentët e universiteteve të tjera.

Gjatë protestës së tyre nuk kanë munguar thirrjet si: “Bashkohuni me ne” dhe “E duam mjekësinë si gjithë Europa.”

Kësaj proteste i janë bashkuar edhe maturantë, të cilët sapo kanë mbyllur studimet në gjimnaz dhe synojnë të nisin një rrugëtim të ri në fushën e mjekësisë. Krah studentëve janë dhe qytetarët, të cilët i janë bashkuar thirrjes së tyre.

Në një deklaratë, një nga studentët në vitin e pestë të mjekësisë, është shprehur se ky vendim është absurd dhe bie ndesh me të drejtat themelore të njeriut.

“Dje ka dalë një vendim absurd dhe marrëzi e radhës që bie ndesh me të drejtat kushtetuese dhe të drejtat themelore njeriut. Na privohet e drejta e lirisë së lëvizjes për punësim ose rritje profesionale. Sipas tyre, ose paguani gjobën ose firmën që për ne është absurditet që kurrsesi nuk mund të pranohet”.

Sipas tij, thirrja e studentëve nuk është për t’u larguar, por për të përmirësuar kushtet dhe investime në infrastrukturë.

“Ne duam të qëndrojmë në Shqipëri. Thirrja jonë nuk është për t’u larguar, por për të përmirësuar kushtet dhe investime në infrastrukturën dhe shumëçka që sistemi ynë ka nevojë. Ajo që duam është që qytetarëve t’u ofrohet një trajtim sa më i denjë dhe shërbim cilësor. Thirrja jonë nuk është për t’u larguar, kjo po keqinterperetohet e keqpërdoret nga ata që duan ta përdorin për qëllimet e tyre. Thirrja jonë është që mos i detyroni mjekët, kurrsesi nuk mund të vendosen masa detyruese. Vendimi është antikushtetues dhe i njëanshëm”. 

Nepotizmi, mungesa e sigurisë e kushteve të punës, janë disa nga problemet që rendisin studentët të cilët kërkojnë trajtim me dinjitet që mjekët t’u ofrojë qytetarëve shërbim cilësor. Studentët shprehen se do të bëjnë gjithçka që projektligji të mos kalojë në parlament.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco