Kontrata për studentët e mjekësisë/ Vokshi: Po miratohet pa transparencë

10:57, 06/07/2023
A+ Aa A-

Nismën e qeverisë, që studentët e mjekësisë të firmosin kontratë 5-vjeçare me kusht punësimin në vend, deputetja demokrate Albana Vokshi e ka quajtur skandaloze pasi po futet në procedurë pa transparencë.

Deklarata e Vokshit është kundërshtuar nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla, e cila ia ndërpreu fjalën, pasi i tha po flet përçart dhe jo për procedurë.

Albana Vokshi: Pse fëmijët tuaj kanë të drejtë të studiojnë jashtë dhe të tjerëve ia ndaloni?

Lindita Nikolla: Po flisni përçart.

Vokshi: Qeveria ka miratuar një vendim që po e fut në mënyrë dinake, pa transparencë, është skandaloze!

Nikolla: Po ju ndërpres fjalën.

Mazhoranca ka futur me procedurë të përshpejtuar për miratim projektligjin që pengon studentët e mjekësisë për t'u larguar jashtë vendit. Ai u votua në Kuvendin e Shqipërisë me 64 vota pro dhe 24 vota kundër. Ky projektligj do të diskutohet në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e informimit publik.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco