Fox News: Aleks Soros po zgjeron aksesin në Shtëpinë e Bardhë, shfaqet në krah të Klintonit në Shqipëri

Fox News: Aleks Soros po zgjeron aksesin në Shtëpinë e Bardhë, shfaqet në krah të Klintonit në Shqipëri

10:21, 06/07/2023
A+ Aa A-

Rrjeti më i madh televiziv amerikan, Fox News, raporton se Aleks Soros, djali 37-vjeçar i miliarderit Xhorxh Soros, i cili së fundmi mori kontrollin e perandorisë së babait, ka zgjeruar aksesin në Shtëpinë e Bardhë.

Të dhënat sugjerojnë se ai e ka vizituar Shtëpinë e Bardhë të paktën 20 herë, duke takuar zyrtarët më të lartë. Më herët ishte raportuar se Soros ka kryer 17 vizita në Shtëpinë e Bardhë.

Rrjeti amerikan raporton se Shtëpinë e Bardhë nuk iu përgjigj pyetjeve të dërguara për këtë çështje.

Që kur mori drejtimin e perandorisë së babait, Aleks Soros ka takuar disa prej demokratëve më të lartë në SHBA.

Fox News raporton se jo vetëm kaq, por me 3 dhe 4 korrik, ai u shfaq në Shqipëri në krah të ish-presidentit demokrat, Bill Klinton. Rrjeti publikon fotot e Sorosit pranë Klintonit dhe Edi Ramës.

Sorosi i ri dhe Klintoni më pas zhvilluan një audiencë private me Papa Françeskun, e cila nuk ishte lajmëruar për mediat.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco