Klinton: 'Kjo është një vizitë private, kam ardhur me dhëndrin tim!' Kush është miku i Aleks Soros

Klinton: 'Kjo është një vizitë private, kam ardhur me dhëndrin tim!' Kush është miku i Aleks Soros

20:41, 03/07/2023
A+ Aa A-

Ish-presidenti amerikan, Bill Klinton, deklaroi në Tiranë se kishte ardhur për një vizitë private.

Gjatë fjalimit të tij, ai tha se kishte ardhur në Tiranë së bashku me dhëndrin e tij, burrin e vajzës së vetme të çiftit, Çelsi Klinton.

Në fakt, dhëndri i tij, Mark Mezhvinski ishte i ulur shumë pranë tij.

Pas tyre ishte edhe miliarderi majtist, Aleks Soros.

Mezhvinski është i njohur në botën e financave, duke operuar në fushën e fondeve gardh, me të cilat ka fituar miliardat e tij edhe familja Soros.

Ai është fotografuar disa herë në krah të Aleks Soros, madje në lajmin e fundit që publikoi ‘Wall Street Journal’ se Soros i ka lënë pasurinë të birit, shfaqej një foto e Mezhvinskit me Sorosin e ri.

Në disa raste, Aleks Soros shfaqet në prani të çiftit Klinton-Mezhvinski nëpër aktivitete të ndryshme.

Rama foli në fjalën e tij për ideologjinë e Rrugës së Tretë dhe tha se ai po vazhdon në rrugën e Klinton duke fituar tre mandate si rrallë ndonjë i majtë në rajon dhe Europë.

Sigurisht Rama nuk përmendi faktin se po qeveris si një autokrat i korruptuar, që përdor fuqinë lobuese për të shkatërruar demokracinë e brishtë shqiptare.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco