Nesër mblidhet Kuvendi, shqyrtohet puna e institucioneve të drejtësisë në vitin 2022

Nesër mblidhet Kuvendi, shqyrtohet puna e institucioneve të drejtësisë në vitin 2022

16:34, 02/07/2023
A+ Aa A-

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet këtë të hënë në seancë plenare. Sipas rendit të ditës të publikuar në faqen e Kuvendit, ligjëvenësit do të shqyrtojnë fillimisht raportet vjetore të institucioneve të drejtësisë për vitin 2022.

Në pikën e parë të rendit të ditës është raporti vjetor i Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, për ti hapur rrugë më tej raportit vjetor të Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK).

Në pikën e tretë të rendit të ditës është parashikuar raporti vjetor i punës së Prokurorisë së Përgjithshme, e mandej raporti vjetor i Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Pas mbylljes së raportimeve, kuvendi do të diskutojë mbi çështjet e evidentuara nga zgjedhësit. Kjo pjesë e seancës nuk do të zgjasi më shumë se katër orë.

Grupi Parlamentarë Socialist do të ketë 129 minuta kohë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike 60 minuta, Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim” 12 minuta, Grupi parlamentar “Drejtësi dhe Integrim” 15 minuta, Partia e Lirisë 5 minuta,  Parita Social Demokrate 5 minuta.

Sipas vendimit të Kryesisë së Kuvendit, deputetët jashtë grupeve parlamentare 20 minuta, Sali Berisha, Edmond Spaho, Flamur Noka, Ludovik Staka, Oerd Bylykbashi, Agron Shehaj, Luan Baçi, Albana Vokshi dhe Tritan Shehu.

Kuvendi nesër sipas thirrjes, që ka bërë Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, pritet të çel punimet në orën 10:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco