VIDEO/ Grenell: Si kurrë më parë, Albin Kurti i bëri bashkë demokratë e republikanë në SHBA

21:07, 29/06/2023
A+ Aa A-

I dërguari special i ish-presidentit Donald Trump në Ballkan, Richard Grenell gjatë një interviste në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV është shprehur se, me sjelljet e tij, Albin Kurti bëri bashkë për herë të parë, demokratë e republikanë në senatin e SHBA-së.

Grenell u shpreh se u kishte kërkuar serbëve që të dorëzonin tre policët që ishin rrëmbyer.

‘Nuk e di, por për mua nuk ka rëndësi. Ajo që ka rëndësi është që të shohim përpara dhe të qetësojmë këtë situatë. Kam qenë shumë i qartë që kryeministri Kurti ka qenë i njëanshëm në lëvizjet e tij. Ne nuk duhet të kemi forca speciale në veri, ishte një lëvizje provokative e Kurtit. Nuk duhet të kishim kryetarë komunash të zgjedhur në atë mënyrë.

Albin Kurti ka qenë shumë kundër amerikan. Ka hedhur poshtë çdo ide amerikane që i është përcjellë, ka hedhur poshtë marrëveshjen e Brukselit, ka hedhur poshtë praktikisht gjithçka.

Nuk mendoj se është tepër për amerikanët, si demokratë dhe republikanë që të mblidhen dhe të jenë të qartë duke i dënuar veprimet e kryeministrit Kurti.

Ne duhet të kemi zgjedhje, një marrëveshje për komunat serbe, siç është bërë më herët dhe kur Albin Kurti nuk e bën këtë, ai krijon më shumë probleme. Një prej gjërave që i kam thënë serbëve kur isha në pjesën veriore të Kosovës, u thashë serbëve se e gjithë bota ka dënuar veprimet e Kurtit, madje edhe kryeministri shqiptar i dënoi. Edhe NATO dhe e gjithë Europa i dënoi dhe Albin Kurti i bëri bashkë republikanë e demokratë, si kurrë më parë dhe për herë të parë ata ishin bashkë, duke thënë se nuk duhet të kemi një udhëheqës kosovarë që të jetë kaq provokativ dhe i njëanshëm dhe të injorojë paralajmërimet amerikane.

U thashë serbëve se duhet të tërhiqeshin dhe të dorëzonin këta 3 oficerë policie, sepse kur i morën oficerët e policisë, komuniteti ndërkombëtar ndryshoi, nga kritika për Albin Kurtin në kritika ndaj të dy palëve’, tha Richard Grenell në SYRI TV.

INTERVISTA E PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco