‘E gjithë administrata me leje’/ Kryebashkiaku: Ish-kryetari ka cënuar rëndë punën e institucionit

‘E gjithë administrata me leje’/ Kryebashkiaku: Ish-kryetari ka cënuar rëndë punën e institucionit

15:09, 29/06/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Bashkisë Pukë, Rrok Dodaj ka akuzuar ish-kryetarin socialist se ka prodhuar një situatë paligjshmërie me akordimin e lejeve vjetore në të njëjtën kohë, pothuajse për të gjithë punonjësit e administratës.

Në postimin e tij në Facebook, Dodaj ka njoftuar qytetarët se kjo situatë ka cënuar rëndë vijueshmërinë e punës, pasojat e së cilës ndjehen në shumë fusha të veprimtarisë së institucionit.

Postimi i plotë:

Njoftim

Të dashur qytetarë!

Kërkojmë mirëkuptimin tuaj për problematikat e shfaqura në ofrimin e shërbimeve, ku ish kryetari ka prodhuar një situatë paligjshmërie me akordimin e lejeve vjetore, pothuajse për të gjithë punonjësit e administratës, duke cënuar rëndë vijueshmërinë e punës, pasojat e së cilës ndjehen në shumë fusha të veprimtarisë së institucionit.

Me ekipin tim, po punojmë për zgjidhjen ligjore të ngërçit dhe shumë shpejt do jemi në përgjegjësinë e plotë të ofrimit të shërbimeve dhe funksionalitetit të zyrave.

Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco