Prençi: 2022-2023, shënon rekordin e kultivimit të bimëve narkotike në Shqipëri

14:35, 29/06/2023
A+ Aa A-

Arrest në burg ka caktuar Gjykata e Posaçme për 19 trafikantët e drogës ndërsa do të mbetet në arrest shtëpie e vetmja femër e akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Disa prej të pandehurve janë njohur me masë të dytë pasi ndodheshin prapa hekurave ndërsa vetëm 15 dolën para Gjykatës.

Syri Tv ka zbardhur detaje të reja nga dosja hetimore, ku droga emërtohej me fjalën “Vezë”, apo bisedat mes trafikantëve që nuk përballonin dot fluksin e ngarkesave nga Turqia për shkak të mjeteve të reduktuara që dispononin.

Shemsi Prençi ish Drejtues i Policisë së Shtetit i ftuar në ''Kafe Shqeto'' në Syri Tv u shpreh se viti i fundit pra viti 2022-2023, shënon rekordin e kultivimit të bimëve narkotike në Shqipëri.

Nuk ishte 2016 rekordi, rekordi ishte dhe vtiti 2019, dhe sidomos 2022 dhe 2023 është rekordi i kultivimit të bimëve narkotike, ka raste që drejtuesit e Policisë vendore të suportuar politikisht jashtë kopentencave ligjore dhe meritokracisë për të qenë drejtori policie, e kanë drejtuar strukturat e Policië drejt parcelave 100-150 dhe kanë marrë në mbrojtje parcelat me 22 mijë siç ishte rasti i Malësisë së Madhe apo bregut të Vaut Dejës.  Në Shkodër janë 12 punonjës Policie të ndëshkuar midis të cilëve zëvendës drejtori për hetimin e krimit. Drejtuesit e Policisë i kanë duart e lira, dhe të pastra kuptohet sepse në ato qarqe ku ka udhëheqës politik, deputet të fortë te lidhur me qeverinë, atje grupet kriminale lulëzojnë në pikëpamjen e kultivimit të bimëve narkotike. Jo rastësisht Shkodra është vatra, sot më e nxehtë për kultivimin e lëndëve narkotike, jo rastësisht Lezha në gjithë territorin ështa kampion dhe jo rastësisht malësia e Krujës është kampion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco