SYRI TV/ Qeveria punësim të detyruar për degë të tjera, tre vjet punë për bujqësinë e mësuesinë

13:34, 29/06/2023
A+ Aa A-

Qeveria ja vendosur të aplikojë punësimin e detyruar për tre vjet edhe për maturantët që do zgjedhin degë si bujqësia, mësuesia e turizmi. Ministrja e Arsimit Evis Kushi, ka nje bonus me vleren e pages minimale për maturantët me mesataren 8.5 që zgjedhin këto degë, me kusht  që pas diplomimit, ata të punojnë tre vjet në Shqipëri. 

SYRI TV

Pas studentëve të mjekësisë, qeveria ka vendosur të aplikojë punësimin e detyruar për tre vite edhe për degë të tjera, të cilët janë më pak të preferuara. Në kushtet kur disa programe studimi, prej vitesh po braktisen nga studentët, Ministrja e Arsimit Evis Kushi njoftoi se ata studentët  me mesatare 8.5 që do të zgjedhin degë  më pak të kërkuara,si bujqësia, disa inxhinieri, mësuesia apo turizmi do të përfitojnë një bonus me vlerën e pagës minimale, me kusht që për tre vite, pas diplomimit, të punojnë në Shqipëri.

Ndërsa studentët e mjëkesisë po kundërshtojnë draftin e qeverisw që i detyron të firmosin një kontratë për të shërbyer për tre vite në spitale ku ka mungesa mjekësh, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ende nuk ka një zgjidhje apo vendim përfundimtar për këtë çështje.

Deklaratat e ministreve u bënë në përfundim të mbledhjes së përjavshme të qeverisë, ku këshilli i ministrave vendosi edhe përfshirjen e konsultave ambulatore jashtë kohes së punës, për mjeket, që punojnë në  ato spitale që kanë autonomi spitalore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco