Karamelo: Mospjesëmarrja e Belerit në betim, shkelje flagrante e të drejtave të njeriut

Karamelo: Mospjesëmarrja e Belerit në betim, shkelje flagrante e të drejtave të njeriut

12:44, 29/06/2023
A+ Aa A-

Fredi Beleri, kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë në 14 maj, është vizituar në burgun e Tiranës nga Kryetari i Komitetit të Asociimit dhe Stabilitetit të BE-së, Manolis Kefalogiannis.

Gjithashtu Kefalogiannis është takuar edhe me djalin e Belerit.

Ligoraq Karamelo i ftuar në ''Kafe Shqeto'' në Syri Tv, u shpreh se mosmarrja pjesë e tij në betim, është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut, teksa shtoi se kjo është një çështje mjaft e nxehtë në marëdheniet mes dy vendeve Shqipëri- Greqi por jo vetëm.

Kjo është një çështje mjaft e nxehtë në marrëdheniet mes dy vendeve Shqipëri- Greqi por jo vetëm aq, sepse mënyra se si Fredi Beleri u fut në burg dhe se si po mbahet në burg, tregojnë më së miri se në Shqipëria vazhdon ende të jetë shumë larg të së drejtës, tregon që shteti është i kapur dhe komandohet nga persona të caktuar të cilët po arrijnë të krijojnë atë autokracinë në të gjitha segmentet e tij. Mospjesëmarrja e tij në betim ishte një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut sepse ai deri në këto momente nuk është as i dënuar dhe është absurde.  Të gjitha këto hapa kanë shqetësuar jo vetëm Greqinë por edhe pjesën e politikës amerikane dhe të Parlamentit Europian sepse në fund të fundit nxjerrin anën më të dobët. Sepse kryeministri nga njëra anë hiqet si pro-europian, sikur e zotëron politikën e jashme dhe kërkon të bëhet protagonist në mjaft konflikte, por nga ana tjetër, tregon se është shumë mbrapa me zbatimin e gjërave më themelore që ka shteti i së drejtës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco