Liderët e vendeve të BE-së sot e nesër në Bruksel, flasin edhe për tensionet në Veri dhe dialogun Kosovë-Serbi

Liderët e vendeve të BE-së sot e nesër në Bruksel, flasin edhe për tensionet në Veri dhe dialogun Kosovë-Serbi

12:33, 29/06/2023
A+ Aa A-

Këshilli i Bashkimit Evropian do të mblidhet gjatë ditës së sotme dhe gjatë të premtes për të diskutuar një varg çështjesh. Një ndër to do të jetë edhe çështja e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta Express.

Në agjendën zyrtare të këtyre takimeve, thuhet se pjesë shtesë e diskutimeve do të jenë edhe zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor, përfshirë situatën  e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Tema shtesë të diskutimit do të jenë zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë gjendjen e dialogut Beograd-Prishtinë”, thuhet në agjendë, raporton Gazeta Express.

Takimi i ditës së sotme do të nis sot në orën 13:00, me një drekë pune me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

 Gjatë takimit të Këshillit Evropian, liderët e BE-së do të fokusohen tek situata në Ukrainë, Ekonomia, Siguria dhe Mbrojtja, Migrimi, Kina dhe për Marrëdhëniet me Jashtë./GazetaExpress/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco