Progni: Jemi në rrezik të madh! Teknologjia avancon, por nuk ka polici globale

12:24, 29/06/2023
A+ Aa A-

Pedofilët po përdorin teknologjinë e inteligjencës artificiale për të krijuar dhe shitur materiale me përmbajtje abuzimesh ndaj fëmijëve.

BBC raporton se njerëzit aksesojnë imazhet duke paguar abonime në llogaritë në faqe të ndryshme, si për shembull Patreon.

Eksperti i IT, Gent Progni i ftuar në ''Kafe Shqeto'' në Syri Tv, u shpreh se problemi kryesor është se nuk ka një polici interneti globale, ndërkohë që teknologjia ka avancuar kaq shumë.

Gjëja më problematike që shikoj unë është, se si ka mundësi që teknologjia po avancon kaq shumë por nuk kemi akoma një polici interneti globale?!

Është tentuar për disa vite rresh që të ketë një polici teknike që të jetë globale dhe të ketë në kontroll internetin apo abuzimin online por nuk është arritur, sepse çfarë ndodh? Nëse zbulohet një pedofil në Shqipëri i cili përdor teknikë kamuflimi për tu fshehur, duhej një muaj që të ktheje përgjigjë  një  shtet tjetër për këtë gjë, dhe për një muaj ai mund të zhduket, mund të ndryshojë ambient, mund të heqë provat etj etj. Kështu që, është e çuditshme se si e kanë lënë deri në këtë fazë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco