Balliu: Denoncimet për vjedhjen e votës do t’i hetojë kunata, kunati, vëllai dhe burri i Ermonela Felajt

Balliu: Denoncimet për vjedhjen e votës do t’i hetojë kunata, kunati, vëllai dhe burri i Ermonela Felajt

11:49, 29/06/2023
A+ Aa A-

Shefi i Organizimit në PD-së Klevis Balliu ka reaguar në lidhje me skandalin në Prokurorinë e Tiranës ku janë emëruar katër familjarë të deputetes së PS-së Ermonela Felaj.

Në postimin e tij në Facebook, Balliu thekson se tashmë Prokurori e Tiranës është dhënë me PPP tek familja Felaj dhe se denoncimet e opozitës dhe të qytetarëve për vjedhjen e votës, nga deputetët dhe qeveria, do t’i hetojnë tashmë, kunata, kunati, vëllai dhe burri i deputetes socialiste.

Postimi i plotë:

Drejtësia e pavarur në prokurorinë e Felajve

Praktikisht sot Tirana nuk ka prokurori, ajo është e dhënë me PPP tek familja Felaj.

Ata janë prokurorë, policë,gjygjësor dhe gjithçka.

Denoncimet e opozitës dhe të qytetarëve për vjedhjen e votës, nga deputetët dhe qeveria e Ermonela Felajt do ti hetojnë tashmë, kunata,kunati,vllai dhe burri i Ermonela Felajt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco