Masat e BE/ Kurti: Kosova është aleati më i sinqertë i Brukselit në rajon

Masat e BE/ Kurti: Kosova është aleati më i sinqertë i Brukselit në rajon

11:26, 29/06/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në adresimin e tij në fillim të mbledhjes së Qeverisë, ka folur për masat që Bashkimi Evropian (BE) ka paralajmëruar se do të marrë ndaj Kosovës.

“Komisioni Evropian dje ka prezantuar para Parlamentit Evropian, një listë të masave kundër Kosovës. Bashkim Evropiani te Kosova e gjen partnerin dhe aleatin më të sinqertë në rajon, parimeve demokratike dhe interesave afatgjata. Kosova të tillë e ka Qeverinë, të tillë e ka popullin, së pari popullin e pastaj Qeverinë”, ka theksuar ai.

Kurti ka thënë se kanë qenë kritikë në disa raste ndaj BE-së, por se nuk janë treguar cinikë e të hidhëruar.

“Në raste kemi qenë kritikë ndaj Bashkimit Evropian, por asnjëherë as cinikë e as të hidhëruar, nuk jemi as sot. Kur në dhjetor të vitit të kaluar, dorëzuam aplikimin tonë për anëtarësim ketë e bëmë duke besuar se në një të ardhme të parashikueshme të jemi pjesë e këtij unioni sepse besojmë në këtë union, të njëjtin besim e kemi edhe sot”, është shprehur ai.

Ai ka theksuar se e vlerësojnë përkrahjen dhe ndihmën e BE-së përgjatë gjithë këtyre viteve dhe mezi e presim pyetësorin për anëtarësim. “Evropa është kontinenti ynë e Bashkimi Evropian është fati ynë”, është shprehur Kurti.

Në diskutimin që të martën është mbajtur në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian drejtori i përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, Gert Jan Koopman, ka paralajmëruar se do të merren një sërë masash ndaj Kosovës.

Masat e paralajmëruara përfshijnë pezullimin e programit të fondeve për Kosovën, pezullimin e mbështetjes së vazhdueshme për prokurimin dhe nënshkrimin e kontratave, pezullimin e pjesëmarrjes në ngjarjet e nivelit të lartë, pezullimin e vizitave dypalëshe, si dhe mosprocedimin në këtë moment të propozimit të dorëzuar nga Kosova për kornizën investuese për Ballkanin Perëndimor. Koopman ka theksuar se masat do të hyjnë në fuqi në fund të kësaj jave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco