Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Rama e pranon, Yuri Kim diplomatikisht ka qenë skandaloze

Rama e pranon, Yuri Kim diplomatikisht ka qenë skandaloze

13:23, 28/06/2023
A+ Aa A-

Edi Rama nëpërmjet një mesazhi lamtumire për Yuri Kim ka pranuar se ambasadorja nuk ka qenë asnjë ditë diplomatikisht korrekte gjatë ushtrimit të detyrës së saj në Shqipëri.

Rama ka përcjellë shumë ambasadorë amerikanë, por Yuri Kim-it i ka kushtuar një lamtumirë të gjatë në një shënim në rrjetin social Facebook.

Ai evidenton fiksimet e Kim si “show girl” instagrami, por siç shprehet vetë ai ky model ambasadori amerikan i duhet Shqipërisë.

Ai ka njoftuar se e ka shpërblyer Yuri Kim me dekoratën e Mirënjohjes Publike për të gjitha këto shërbime, të cilat siç të gjithë shqiptarët e dinë i kanë dhënë mundësinë Ramës të akumulojë pushtet absolut në duar.

Ndaj dhe për këto shërbime Edi Rama i ka rezervuar një vlerësim të veçantë asaj.

Rama ka paralajmëruar gjithashtu se edhe ambasadori i ri i SHBA-së do të bjerë në kurthin e ëmbël.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco