SYRI TV/ Kurban Bajrami/ Kreu i KMSH: Lutemi për vëllezërit në Kosovë

11:15, 28/06/2023
A+ Aa A-

Besimtarët myslimanë në mbarë botën sot festojnë Kurban Bajramin.

Edhe në vendin tonë sheshet e qyteteve u mbushën plot që në orët e para të mëngjesit.

Në kryeqytet, sheshi ‘Skënderbej’ u mbush me besimtarë të shumtë, të cilët dolën për të falë namazin e Bajramit të Vogël.  Ndërsa pas këtij riti, ata uruan njëri tjetrin për më shumë paqe e begati shpirtërore.

Kurban Bajrami është festë e sakrificës, e cila kremtohet ndër shekuj, ku besimtarët e fesë islame therin një kafshë, ndërsa tre të katërtat e kësaj kafshe ia dhurojnë nevojtarëve dhe një pjesë e konsumojnë për familjet e tyre.

Kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu uroi shqiptarët për më shumë paqe e begati, ndërsa lutjet e tij shkuan edhe për shtetin e Kosovës, ku për shkak të agresionit serb, shqiptarët po përballen me sakrificë të madhe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco