VIDEO/ Berisha uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin

10:17, 28/06/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar përmesa një video-mesazhi besimtarët myslimanë, që sot kremtojnë ditën e Kurban Bajramit.

'Ditë e mëshirës, durimit, përkushtimit dhe sakrificës së tyre ndaj Krijuesit për veten e tyre, familjen dhe vendin e tyre. Së bashku le të urojmë nga zemra gëzuar këtë Ditë të Shenjtë, dhe t’i lutemi Zotit të Madh që të gjithë durimin, përkushtimin dhe sakrificën e çdo shqiptari ta shndërrojë në të mira për të, familjen dhe vendin e tij’, shkruan Berisha në Facebook.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Besimtarët myslimanë shqiptarë sot kremtojnë ditën e Kurban Bajramit, ditën e mëshirës, durimit, përkushtimit dhe sakrificës së tyre ndaj Krijuesit për veten e tyre, familjen dhe vendin e tyre.

Ndaj dhe ju ftoj që së bashku le të urojmë nga zemra gëzuar këtë Ditë të Shenjtë, dhe t’i lutemi Zotit të Madh që të gjithë durimin, përkushtimin dhe sakrificën e çdo shqiptari ta shndërrojë në të mira për të, familjen dhe vendin e tij.

Gëzuar!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco