Denoncimi i agjencisë së Brukselit: Vuçiç rrëmben pronat e shqiptarëve

Denoncimi i agjencisë së Brukselit: Vuçiç rrëmben pronat e shqiptarëve

09:35, 28/06/2023
A+ Aa A-

Nga Alice Taylor, EurActiv

Një qytetar nga rajoni i Medvegjës në Serbinë jugore, me popullsi dominuese shqiptarësh etnikë, ka raportuar një përpjekje për t’i marrë ilegalisht pronën e për t’ia dhënë një pronari serb në mes të sfidave në proces e sipër për heqjen e shqiptarëve nga regjistri civil, duke iu mohuar shumicën e të drejtave ligjore.

Rezidenti Bajram Luta, i cili jeton në Zvicër, publikoi një letër të hapur që detajon transferimin e pronës së tij 65 hektarë në emër të një individi serb nga një fshat fqinj.

“Disa javë më parë, papritur kuptuam se e gjithë prona e familjes Luta në Tupallë, me sipërfaqe rreth 65 hektarë, ishte transferuar në emër të një personi të quajtur Pavle Drashkoviç nga fshati Vrapçe, Medvegjë”, shkroi ai. Luta shtoi se familja e tij nuk e njeh atë person dhe se janë të shqetësuar për shkak të tjetërsimit të paligjshëm të pronës që ka qenë e familjes prej shekujsh.

“Ende nuk po arrijm të kuptojmë se si është e mundur kjo të ndodhë, përpos që mund të konstatojmë që me qëllim të përfitimit personal, është punuar tinëz nesh si pronar ligjor e real”, shkroi.

Në letër, ai shpjegoi se prona fillimisht u transferua te një kushëri i largët që nuk jeton më, Veljko Lutiç, pa dijeninë e 15 familjeve që kanë pretendime mbi tokën. Pas transferimit fillestar, Drashkoviç depozitoi një padi me të cilën kërkonte pronën bazuar te mirëmbajtja e saj dhe e “fitoi” çështjen me firmën e Lutiç, i cili kishte vdekur para firmosjes.

Prona më pas u regjistrua në kadastër me emrin e pronarit të ri.

“Ne duam t’ju informojmë se familja Luta nuk ka shitur ndonjë tokë... ne, familja Luta, nuk e japim pronën tonë shekullore për asnjë çmim”, vazhdon letra.

Incidenti ndodh në kontekstin e asaj që Komiteti i Helsinkit e përshkruan si “spastrim etnik administrativ” – heqjen e shqiptarëve etnikë nga regjistri civil, duke u hequr mundësinë për të votuar, blerë e shitur prona, të dërgojnë fëmijët në shkolla, të punësohen e paguajnë taksa, të marrin përftime dhe të kenë akses në kujdesin shëndetësor.

Medvegja ndodhet në Luginën e Preshevës dhe gjatë dekadës së fundit mbi gjashtë mijë shqiptarë janë hequr nga regjistri civil, duke çuar në thirrje nga shoqëria civile dhe politikanët shqiptarë për korrigjim të situatës, e megjithatë asnjë veprim nuk është ndërmarrë për sa i përket Serbisë.

Shqiptarët e rajonit kanë kërkuar që çështja e heqjes së tyre nga rajonit të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga BE, njësoj si çështja e Shoqatës së Bashkive Serbe në Kosovën verore, por Komisioni Evropian nuk ka reaguar ende. Në të kundërt, thonë se po e monitorojnë situatën.

Një kërkim i akademikes Flora Ferati Sachsenmaier përfshiu dëshmi të shumë rezidentëve dhe ish-rezidentëve, analiza të listave historike të votuese dhe mijëra dokumente zyrtare.

Të dhënat tregojnë se sipas statistikave shtetërore, shqiptarët janë pakësuar deri në 71% në disa zona, ndonëse ata ende jetojnë atje fizikisht. Rezidentët thonë se autoritetet serbe kanë dërguar zyrtarë shtetërorë për të verifikuar adresat e tyre, por këta individë nuk i vizitojnë vërtet adresat dhe dërgojnë raporte se pronat ishin bosh. Familje të tëra më pas hiqen nga regjistri civil, me asnjë mundësi apelimi.

Kryeministri Albin Kurti kohët e fundit tha se kryeministri shqiptar Edi Rama, në vend që të propozonte drafte për shoqatat serbe në Kosovë, duhej që të njëjtin draft ta përdorte për mbrojtjen e shqiptarëve në Serbinë jugore.

“Atëherë gjithçka që propozoj është që Rama t’ia prezantojë këtë draft statut për pakicat kombëtare Vuçiçit në takimin e radhës për Ballkanin e Hapur, për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit, pasi Kushtetuta deklaron se duhen mbrojtur të drejtat e shqiptarëve edhe jashtë kufijve”, tha Kurti.

Më 2021, gjatë një vizite në rajon, Rama tha se fuqia e diplomacisë duhej përdorur për zgjidhjen e konflikteve në lidhje me shqiptarët në zonë. Ai shtoi se ishte e rëndësishme “të vije para serbëve krahasimin se si serbët trajtohen në Kosovë dhe se si qytetarët e Preshevës trajtohen nga serbët. Ndryshimi është i madh. Serbët në Kosovë kanë liritë që do t’i ëndërronte çdo pakicë kombëtare”.

Ferati bëri të ditur një zhvillim të ri, duke deklaruar se “regjimi i Vuçiçit ka nisur të konfiskojë pronat e shqiptarëve në jug të Serbisë. E di rastin e familjes Luta sepse ata janë kushërinj të mi të largët”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco