Ironia e Bushatit: Po të mos ishte Rama, do niste Lufta e Tretë Botërore

Ironia e Bushatit: Po të mos ishte Rama, do niste Lufta e Tretë Botërore

09:26, 28/06/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i vendit më të varfër dhe më të korruptuar në Europë, i etiketuar nga mediat perëndimore si një autokrat, po shëtit nëpër kryeqytetet e Europës duke folur në emër të botës perëndimore.

Kjo gjë ka skandalizuar çdo vëzhgues të çështjeve politike.

Jo vetëm kaq, por mediat e shumta pranë tij po bëjnë gjithçka për ta prezantuar Ramën si një ndërmjetës të rëndësishëm të rajonit, edhe pse nuk po përfillet nga asnjë palë.

Pasi dështuan për të gjetur një rol të Ramës në çështjen e situatës në Kosovë, mediat e tij po e ekzagjërojnë duke folur për një mediator të përmasave më të mëdha se rajoni.

Gazetari Andi Bushati ka ironizuar me këtë histeri mediatike.

“Falë zotit që "Mediatori i Ballkanit" i pajtoi në kohë Turqinë me Greqinë, se nga ky gadishull do kishte filluar Lufta e Tretë Botërore”, shkruan ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco