Felajt privatizojnë prokurorinë/ Ironia e gazetarit me ‘drejtësinë e re’

Felajt privatizojnë prokurorinë/ Ironia e gazetarit me ‘drejtësinë e re’

09:11, 28/06/2023
A+ Aa A-

Kryelajmi që po komentohet më shumë online gjatë këtyre orëve është ai që katër familjarë të nënkryetares socialiste të Kuvendit, Ermonela Felaj, janë caktuar në Prokurorinë e Tiranës.

Ky ishte ilustrimi më i qartë jo vetëm i kapjes së drejtësisë, por edhe i dështimit total.

Gazetari Klodian Tomorri ironizoi me një situatë hipotetike.

POSTIMI I PLOTË

Imagjino tani një qytetar që do të shkojë në Prokurorinë e Tiranës për të bërë një kallëzim.

Si fillim, pyet rojen aty tek dera.

-Ku bëhen kallëzimet këtu?

-Tek zyra e Felajt- përgjigjet roja.

Hyn qytetari dhe sheh një zyrë që lexon emri Felaj.

-Më falni, Felaj?

-Po zotëri, çfarë kishit?

-Doja të bëja një kallëzim.

-Ah po ne jemi Felajt e hetimit aktiv. Është zyrë tjetër protokolli.

Ikën qytetari i shkretë, sheh një zyrë tjetër që lexon prapë Felaj. Troket aty.

-Më falni, Felaj?

-Po, çfarë kishit?

-Po ja, doja të depozitoja një kallëzim.

-Ah, po ne jemi Felajt e krimit financiar. Është zyrë tjetër ajo e kallëzimeve. Ec me majtas.

Ikën majtas qytetari, sheh një tjetër Felaj aty. Troket prapë.

-Më falni, Felaj?

-Po, urdhëroni?

-Doja të bëja një kallëzim.

-Ah, po ne jemi sektori i dhunës në familje. Kallëzimet janë zyre tjetër. Ec majtas.

Ik e ik majtas robi i shkretë, pasi kalon nja tre kate me Felaj, i del përpara tualeti i institucionit. Dhe mendon, a t’i fus një sh*rrë unë se me këtë reformën e re, vetëm te banjo mbaroke punë këtu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco