Lajmi i fundit

VIDEO-PLUG/ Maloku-Qefalia si shokët ‘5D’ të Erion Veliajt

VIDEO/Lirimi i policëve, Nexhmedin Spahiu: Ndërkombëtarët nuk e gjykuan Vuçiçin, por veç i bënë ftesë

21:21, 26/06/2023
A+ Aa A-

Analisti dhe publicisti Nexhmedin Spahiu duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, është shprehur se qëllimi i Vuçiçit me rrëmbimin e tre policëve, ishte të përdhoste uniformën e Policisë së Kosovës.

Spahiu veçoi edhe rolin e vakët të autoriteteve ndërkombëtare, të cilët nuk e gjykuan Vuçiçin, por vetëm i bënë ftesë për lirimin e policëve.

‘Pse të mbante me bukë tre policë që nuk kanë bërë asgjë. Ai e ka arritur qëllimin, nuk ishte qëllimi që të mbahen 3 njerëz të pafajshëm aty, por që të përdhoset uniforma e policisë së Kosovës.

Diplomacitë ndërkombëtare i bënë ftesë që të kthejë policët, por nuk e gjykuan atë, askush nuk e përdori fjalën rrëmbim, KFOR-i nuk doli me deklaratë edhe pse është shumë e qartë ku ka ndodhur rrëmbimi. Fjalimi i ndërkombëtarëve ishte më shumë si nxitje dhe jo si qetësim mes palëve.

Kreditet për lirimin e tyre Vuçiçi ja dhuroi kryeministrit hungarez Orban dhe pse unë e prisja që ai këtë do të ja dhuronte mikut të tij tashmë të dëshmuar, Edi Rama por nuk e bëri, ja dha Orbanit.

Besoj se qeveria e Kosovës nuk guxon të bëjë asnjë këmbim, që të kërkohej lirimi i policëve serbë të arrestuar në Kosovë, edhe pse ish-ambasadori përdori fjalën huligan.

Në fakt nuk është fjala për huligan, është fjala për polic të Serbisë që operojnë në Kosovë pa uniforma, por që kryejnë detyrat e tyre duke dhunuar qytetarët, së pari ata serbë, që i kanë detyruar edhe të lenë vendet e tyre të punës’, tha Nexhmedin Spahiu në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco