Japin dorëheqjen 3 drejtorë të RTSH-së

Japin dorëheqjen 3 drejtorë të RTSH-së

21:09, 26/06/2023
A+ Aa A-

3 drejtorë të Radio Televizionit Shqiptar kanë dhënë së fundmi dorëheqjen nga postet e tyre.

Burime për CNA bëjnë me dije se dorëheqjen nga postet që mbanin e kanë dhënë drejtori i Financës, drejtori Juridik dhe Prokurimeve, si dhe drejtori i Burimeve Njerëzore.

Paraprakisht, ende nuk dihen arsyet që kanë dërguar këta 3 zyrtarë të Radio Televizionit Shqiptar drejt largimit.

Fillimisht u dorëhoq drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Enkelejd Joti.

Ndërsa prej disa ditesh është zgjedhur drejtor i Përgjithshëm, Alfred Peza.

Me emërimin e drejtorit të ri të Përgjithshëm kanë dhënë dorëheqjen 3 nga drejtuesit kryesorë të institucionit, ndërkohë që CNA ka informacione se do të ketë edhe largime të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco