VIDEO/ Lirimi i policëve, Sylë Ukshini: Vuçiçi nuk e përfilli Tiranën zyrtare, topi tani në fushën e Kosovës

21:06, 26/06/2023
A+ Aa A-

Kush i liroi policët e Kosovës, ishte tema e sotme e emisionit ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV.

Për të diskutuar këtë çështje, ishte i ftuar dhe studiuesi dhe diplomati Sylë Ukshini. Duke folur në SYRI TV, Ukshini u shpreh se Vuçiç me lirimin e tyre nuk e përfilli fare Tiranën zyrtare, ndërsa me lirimin e tyre ai ka dashtë të japë dy mesazhe.

‘Arrestimi dhe lirimi u bë nga Vuçiç. Në vetvete është një lojë e pistë. Ironia e kësaj ngjarje ka disa elemente. Vuçiç edhe në këtë rast që bëri një akt, që vetëm organizata terroriste e bëjnë që rrëmbejnë policë të një shteti tjetër, lajmin ja dha Orbanit dhe sekretarit të SHBA.

Unë mendoj se këtu ka dy mesazhe. Njëri që i tregoi BE-së që unë kam Orban, një simpatizues i Putin dhe atij po ja adresoj meritat.

Tiranën e anashkaloi dhe tregoi se nuk e përfill në rrafshin diplomatik.

E dyta, ai trofeun që po e ngre Vuçiç, shtrohet pyetja nga kush i nxorri këta policë të rrëmbyer nga Vuçiç, i nxorri nga ndonjë organizatë apo shtetit i tij.

Në rrafshin diplomatik duhet dënuar si një veprim i paparë në shekullin e 21 më mes të Europës.

Qëllimi i Vuçiçit ishte të poshtëronte policinë e Kosovës nga fillimi në fund dhe të tregonte se çfarë është në gjendje të bëjë. Nga ana tjetër ai ishte i shqetësuar për arrestimin e huligantëve serbë dhe tentoi ti nxjerrë me shpresën se nuk do të ju zbulohet skena që kanë ndërtuar, financiare, kriminale dhe operative dhe mënyra se kush qëndron pas këtyre.

Vuçiç tregoi atë fytyrën e vërtetë dhe është gabim ta quajmë entuziazëm.

Tani topi është në fushën e Kosovës dhe Beogradi do të kushtëzojë zgjedhjet e ardhshme me lirmin e huliganëve serbë. Këtu qeveria Kurti nuk duhet të zbrapset’, deklaroi në SYRI TV, Sylë Ukshini.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco