Lajmi i fundit

VIDEO-PLUG/ Maloku-Qefalia si shokët ‘5D’ të Erion Veliajt

SYRI TV/ Universiteti i Korçës rrezikon mbylljen, Këshilli Studentor: Vendim absurd, të gjithë janë kundër

13:18, 26/06/2023
A+ Aa A-

Universiteti i Korçës “ Fan Noli” rrezikon mbylljen ose bashkimin me atë të Tiranës. Kjo situatë ka sjellë reagime të mëdha, ndërsa disa figura politike kanë dalë kundër.

Mes shumë reagimeve, është dhe deputetja e PS-së për qarkun Korçë, Eni Zake e cila përmes një postimi në Facebook ka renditur disa nga disavantazhet që do sjellë bashkimi i universiteteve.

“E befasuar nga vendimmarrja e fshehtë, si ato vendimet e “njesiteve guerile” në kohë lufte, për “shkrirjen” apo “bashkimin” e Universitetit “Fan S. Noli” në një të vetëm me Universitetin e Tiranës, me argumentimin si e vetmja zgjidhje dhe shpëtim për një pjesë të stafit akademik”, shkruan deputetja.

Ndërkohë ditën e sotme në një deklaratë për mediat Kryetari i Këshillit Studentor Kodhel Zëre, shprehet se të gjithë studentet janë kundër këtij vendimi duke e cilësuar një vendim skandal.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco