Indrit Sefa: Bashkimi i PD nuk është i frytshëm, as respektimi i statutit, rëndësi ka Luli kryetar

Indrit Sefa: Bashkimi i PD nuk është i frytshëm, as respektimi i statutit, rëndësi ka Luli kryetar

16:12, 22/06/2023
A+ Aa A-

Indrit Sefa i njohur si sekretar i çështjeve ligjore në PD-në e vulës ka thënë se PD-ja nuk ka nevojë për bashkim, gjë të cilën ai e quan si diçka mekanike dhe të panevojshme.

Sefa këto deklarata i ka bërë në News24 nga ku edhe ka theksuar se nuk ka shumë rëndësi sipas tij shkelja e statutit dhe rregullave, por zgjedhja e shpejtë e Lulit kryetar.

“Kam qenë i mendimit që bashkime mekanike nuk janë të frytshme. Mendoj se defekti fillon nga ne, nga alternativa që u japim qytetarëve. Njerëzit që kanë përfituar më shumë nga Lulzim Basha, janë ata që sot e akuzojnë. Kjo nuk është mënyra e të bëri politikë”, tha ai.

Sa i takon deklaratave të Bardhit, ai tha: Ajo vendimmarrje është marrë në vendimin e Kryesisë së datës 15. Duke qenë se Bardhi nuk ishte prezent, dhe ishte një çështje krejtësisht burokratike, përcaktimi i datës dhe orës,, u bë kështu… Nuk besoj se kjo është problematika ose shkelja më e madhe e statutit, pasi në dijeninë time të njëjtët persona e kanë bërë lajmërimin.”, ka thënë Sefa.

Pyetjes se a mundet Basha ta çojë vulën drejt fitores në 2025, Sefa i ka bërë bisht dhe nuk i ka dhënë përgjigje të drejtpërdrejtë, por është fshehur pas fjalëve të përgjithshmë, fryma, ekipi etj.

Juristi që u bë vegla e Bashës për gjyqin e simboleve të PD-së vijon me po të njëjtën logjikë edhe për vijimësinë. Të vetëdijshëm për misionin e shkatërrimit, mbështëtesit e Lulzim Bashës nuk e kanë për zor që të flasin pa logjikë dhe të vendosin fytyrën e tyre që as u skuqet as u zverdhet në publik sa herë Basha ka nevojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco