Rama lëshon Taulant Ballën të kërcënojë drejtësinë nga foltorja e Parlamentit

Rama lëshon Taulant Ballën të kërcënojë drejtësinë nga foltorja e Parlamentit

14:40, 22/06/2023
A+ Aa A-

Pas fjalës së Berishës në Parlament ku ironizoi socialistët për vizitën dhe fjalimin e Kryeministrit të Indisë, Modi, në Kongresin e ShBA-ve, Edi Rama ka lëshuar në foltoren e parlamentit “qenin e tij të sulmit”.

Taulant Balla ka folur në foltoren e Parlamentit si zëdhënës i Yuri Kimit dhe Edi Ramës.

Taulant Balla i Toyota Yaris-it, miku i ngushtë i të gjitha bandave kriminale nga Elbasani në Fier është shfaqur tepër i shqetësuar për paralelizmin e non grata-s që bëri Berisha në foltoren e Parlamentit.

Më tej Balla ka filluar të kërcënojë drejtësinë për të hetuar Berishën. Kreu i Grupit Parlamentar të mazhorancës që intimidon drejtësinë nga foltorja e parlamentit sikur drejtësia të ishte një degë e qeverisë dhe jo një pushtet i pavarur e i pandikuar nga politika.

Edhe pse Berisha ka 10 vite pa pushtet, në një kohë kur socialistët kanë të gjitha pushtetet në dorë dhe sërish nuk kanë mundur të gjejnë asnjë provë apo fakt kundër tij.

Ndaj edhe çdo here Rama lëshon Ballën për sulme të tilla në foltoren e Parlamentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco