VIDEO-SYRI TV/ ASA kërkesë- padi në Gjykatën Administrative, kërkon shfuqizim e VKM-së

14:39, 22/06/2023
A+ Aa A-

Akademia e Studimeve Albanologjike ka depozituar një kërkesë-padi  në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, pas vendimit të qeverisë për asgjësimin e institucionit. Në kërkesë- padi kërkohet shfuqizimi i vendimit të Këshillit të Ministrave për mbylljen e veprimtarisë së ASA-s dhe riorganizimin e instituteve kryesore të saj, si dhe marrjen e masës së sigurimit të padisë duke vendosur pezullimin e zbatimit të aktit deri në përfundim të procesit.

SYRI TV

Pas vendimit të qeverisë për asgjësimin e Akademisë së Studimeve Albanologjike, institucioni ka depozituar ditën e mërkurë në Gjykatën Administrative e Shkallës së Parë një kërkesë- padinë  kundër VKM-së së Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë së Arsimit. Në kërkesë- padi kërkohet shfuqizimi i vendimit të Këshillit të Ministrave përmbylljen e veprimtarisë së ASA-s dhe riorganizimin e instituteve kryesore të saj, si dhe marrjen e masës së sigurimit të padisë duke vendosur pezullimin e zbatimit të aktit deri në përfundim të procesit.

Më datë 12 qershor, senati i Akademisë së Studimeve Albanologjike vendosi ndjekjen përmes rrugës ligjore të procesit kundër aktit të paprecedentë  për mbylljen e një prej institucioneve më të rëndësishëm albanologjik e arsimit të lartë. Në kërkesë - padi nënvizohet se vendimi për asgjësimin e ASA-s është marrë në kundërshtim të plotë me procedurat ligjore e nënligjore të parashikuara nga Këshilli i ministrave, e nga ana tjetër në mungesë të konsultimit paraprak me institucionin. Kërkesë- padia mban firmën e kryetarit të senatit dhe rektorit të ASA-s, profesor, doktor Luan Përzhitës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco