Lajmi i fundit

ODEON/ "Baladë dritash për Zobrën", Viola Isufaj për enigmën e nje verbi të pazakontë

SYRI TV/ Debate për vakancën e avokatit të Popullit, Balla fton Bardhin për dialog

14:30, 22/06/2023
A+ Aa A-

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, vijoi të përcaktojë negociatorët në emër të opozitës. Balla ftoi Gazmend Bardhin në dialog, për të diskutuar për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit.

SYRI TV

Raporti i institucionit të Avokatit të Popullit, në Kuvend ndezi sërish debatin për vakancën e krijuar prej kohësh, për Avokatin e ri të Popullit. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, përcaktoi sërish se kush do të përfaqësojë opozitën, në negociatat për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Nga ana tjetër, deputetët e opozitës, ngritën shqetësimin për zvarritjen e procesit dhe për profilin që do ketë, personi që do drejtojë zyrën e Avokatit të Popullit.

Ndërsa komisioni i ligjeve do të seleksionojë emrat mes 15 kandidatëve që i përmbushin kriteret formale për këtë pozicion, mazhoranca po mendon se si do sigurojë votat e opozitës edhe për ndryshimet në ligjet e reformës në drejtësi. 

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco