Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

FOTO/ Berisha pret në takim pasardhësit e familjes monarkike, Habsburg

FOTO/ Berisha pret në takim pasardhësit e familjes monarkike, Habsburg

17:21, 20/06/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me dy personazhe të historisë monarkike të Europës, dukën Michael von Habsburg-Lothringen dhe Dukeshën bashkeshorten, Christiana von Habsburg-Lothringen, pasardhës të familjes së shquar mbretërore të Habsburgëve.

Berisha shkruan se, gjatë bisedës u diskutuan për rolin e Hungarisë dhe Austrisë edhe në proceset e demokratizimit të vendit pas rënies së komunizmit.

Deklarata e plotë e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Sot pata kënaqësinë e veçantë të prisja në një takim miqësor dy personazhe të historisë monarkike të Europës, dukën Michael von Habsburg-Lothringen dhe Dukeshën bashkeshorten, Christiana von Habsburg-Lothringen, pasardhës të familjes së shquar mbretërore të Habsburgëve.

Ndava me ta, në një bisedë të ngrohtë, faktin se Shqipëria ka kujtime historike të shkëlqyera nga Habsburgët dhe Perandoria Austro-Hungareze, duke theksuar rolin e tyre kryesor në pavarësinë e Shqipërisë.

Lidhjet me familjen e madhe të Habsburgëve, personalisht si kryetar shteti dhe kryeministër, i kam zhvilluar nëpërmjet një tjetër pasardhësi, Otto von Habsburg, një anëtar i Parlamentit Europian nga partia gjermane CSU.

Vlerësova rolin e Hungarisë dhe Austrisë edhe në proceset e demokratizimit të vendit pas rënies së komunizmit.

Me Dukën dhe Dukeshën, të ftuar të Aleancës për Familjen dhe pastorit Akil Pano, shkëmbyem mendime edhe për zvetënimin e vlerave të familjes, nën një sulm të vazhdueshëm nga e majta ekstreme botërore, një kombinim i së majtës amerikane sorosiane dhe së majtës komuniste europiane.

Theksova mbështetjen time për mbrojtjen e vlerave të familjes edhe në Shqipëri, të cënura vitet e fundit nga qeveria e Ramës, që e ka kthyer vendin në një protektorat të George Sorosit, proponet të një familjeje me Prind 1 dhe Prind 2. Biseda ishte miqësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco