‘Situata në kampin MEK, e papranueshme”, Fatmir Mediu: Duhet të trajtoheshin si mysafirë, jo të dhunoheshin!

‘Situata në kampin MEK, e papranueshme”, Fatmir Mediu: Duhet të trajtoheshin si mysafirë, jo të dhunoheshin!

16:22, 20/06/2023
A+ Aa A-

Ish ministri Fatmir Mediu ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar sot në kampin MEK në Durrës.

Në një postim në rrjetet sociale ai u shpreh se situata e krijuar është e papranueshme, ndërsa ka shtuar se banorët e kampit duhet të trajtoheshin si mysafirë dhe jo të dhunoheshin në këtë formë.

Ai u shpreh se autoritetet duhet të analizojnë çdo fakt për të sqaruar këtë situatë, dhe t’u kërkojnë ndjesë banorëve të kampit Ashraf dhe t’i sigurojë ata se kjo situatë nuk do përsëritet.

Reagimi i plotë:

Situata e krijuar sot me përfaqësuesit e MEK(Rezistencës Iraniane) është e papranueshme.

🔹Shteti shqiptar me kërkesën e autoriteteve më të larta të SHBA u krijoj atyre mundësinë për tu strehuar në Manëz.

Politika shqiptare ka qënë konsensuale në mbështetjen e tyre

🔹liderë të SHBA si zv Presidenti Pens, Sek shtetit Pompeo, Sekretarja Hillary Klinton, Sekretari Kerry, Gjenerali Jones, ushtarakë të lartë,shumë senatorë dhe kongresmenë dhe liderë botëror kanë vizituar dhe mbështetur rezitencën Iraniane dhe vlerësuar mikëpritjen shqiptare.

🔹Pa dashur të vlerësoj aspektet teknike është e papranueshme përplasja me banorët e kampit Ashraf në Manzë, ndërkohë që cdo gjë mund të procedohej simbas ligjit.

🔹Autoritetet duhet të analizojnë cdo fakt për të sqaruar këtë situatë, kërkojnë ndjesë banorëve të kampit Ashraf dhe ti sigurojë ata se kjo situatë nuk do përsëritet.

🔹Ata janë strehuar në territorin shqiptar në bazë të ligjeve dhe duhet të trajtohen si mysafirë në shtëpinë tonë duke zbatuar ligjet tona, por kurrsesi nuk mund të dhunohen në cdo lloj forme. As ligji as zakonet tona si shqiptarë se pranojnë këtë.

Kjo përplasje vjen kundër vlerave dhe imazhit të Shqipërisë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco