Leje për hotel në det/ Vasili: Ky është Edi Betoni dhe korrupsioni

Leje për hotel në det/ Vasili: Ky është Edi Betoni dhe korrupsioni

09:32, 20/06/2023
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili

SKANDALI. Rama jep leje për hotel në mes të detit në Vlorë!

E pabesueshme, por e vertetë

Këshilli i Rregullimit të Teritorit ka dhënë leje për hotel në det në Vlorë!!

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen e ndërtimit për një hotël dy katësh brenda në det, në zonën e Lungomares në Vlorë.

Sipas Dokumentit të Rregullore së Veçantë, hoteli do të ngrihet mbi një pistë ekzistuese, që gjendet mes fushës së sportit dhe tunelit të Vlorës.

Ndërtesa me dy kate, në katin e parë do të ketë restorante dhe njësi shërbimi. Ndërsa kati i dytë i saj do të shërbejë si hotel.

Banditizmi i Edi Rames nuk ka të ndalur.

Po ky Edi Ramë, që prishi një pallat se ishte afër detit në Vlorë dhe për të cilin duhen paguar miliona euro pronarëve, sot e jep lejen për hotel mu brenda në det.

Po ky Edi Ramë që hodhi në erë Prestige Resort me hotel e me pishina afer detit sot e jep lejen e hotelit mu në mes të detit.

Ky Edi Ramë që merr fadromën e bën shkatërrime në Ksamil e në bregdetin e Jonit e jep lejen për hotel në mes të detit.

Në vend se të prishte edhe një piste betoni të shkatërruar dhe ta pastronte detin në Vlorë ky vetëm hedh beton dhe shkatërrim.

Edi Ramen e telekomandojnë dhe është në sherbim të çdo interesi të errët, që vjen erë të pisët, por nuk është kurrë në krah të interesit të qytetarëve të interesit publik dhe të mbrojtjes së natyrës.

Misioni i Ramës është shkatërrimi, betonizimi dhe kthimi në një konglomerat cimentoje dhe betonarmeje i Vlorës dhe i gjithë Shqipërisë.

Nuk mjaftonte anijet, që prodhojne energji me naftë në Vlorë, nuk mjaftonte Aeroporti, që po shkatërron peisazhin natyror, por tani edhe detin nuk po e kursen e ndërton hotel.

Ky është Edi Betoni dhe korrupsioni, që është ulur në karrigen e kryeministrit, tamam si pirati që u bë papë.

Dhe ka surrat e flet ky për standart qeverisje!

Ky ka vetëm standartin e mafias!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco