Krasniqi: Nuk duhej insistuar dërgimi në zyrat komunale, na kushtoi marrëdhëniet me ndërkombëtaret

21:55, 19/06/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Çim Peka Live në SYRI TV për të folur për situatën dhe krizën me serbët në veri të Kosovës ishte kryetari i PDK,  Memli Krasniqi.

Krasniqi është shprehur se Kurti ka filluar të gabojë që në fillim të qeverisjes së tij pasi procesi i dialogut nuk ishte prioritet për të por e trajtoi vetëm për konsum të brendshëm politik në Kosovë.

Situata që jemi vjen si pasojë e një trajektore të gabuar që Kurti i ka filluar që në fillim të qeverisjes së tij., në mënyrë të veçantë nga viti kaluar që humbi disa momentume me zhvillimet rajonale.

Procesi i dialogut është ai që ka prodhuar çdo pasojë që lidhet në raport me Serbinë dhe veriun e vendit për fat të keq, në një kohë të vlefshme por të humbur nga ana e Kurtit duke mos e konsideruar dialogun jo si prioritet por për populizëm dhe konsum të politikës së brendshme. Kjo solli krijimin  e humbjes së ambicies edhe nga ana ndërkombëtare të cilët prej qëllimit për të arritur një marrëveshje finale gjithëpërfshirëse të përqendruar në njohjen e ndërsjelltë u pajtuan për një marrëveshje të përkohshme dhe të përqendruar në krijimin e asociacionit në komunat me shumicë serbe.

Ne sot kemi një situatë aktuale që ka ardhur si pasojë e zgjedhjeve në veriun e Kosovës, zgjedhjet erdhën si pasojë e insistimin e Kurtit dhe për të zbatuar vendimin për targat RKS dhe pasi u tërhoq nga kjo por në mes mbeti dorëheqja e kryetarëve të komunave që vini nga komuniteti serb. Zgjedhjet që duhet të mbaheshin u shtynë dhe askush nuk merrte pjesë mes PDK dhe LVV dhe u zgjat mbi katër muaj me qëllimin dhe besimin se do të kishte marrëveshje mes Kurtit dhe Vuçiç por kjo nuk ndodhi.

Kjo solli zhvillimin e zgjedhjeve e fituan dy nga PDK dhe 2 nga LVV  por kjo kishte një kosto shumë të madhe që nuk ja vlente barra qeran e na sillte ngërçin me ndërkombëtaret.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco