Veton Surroi: Problemi më i madh Shqipëri-Serbi ka qenë Ballist Morina me dronin e vet

21:48, 19/06/2023
A+ Aa A-

Duke folur për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë, nën qeverisjen e Edi Ramës, Veton Surroi me ironi, u shpreh se problemi më i madh ka qenë droni i Ballist Morinës.

Deklaratat Veton Surroi i bëri gjatë emisionit ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV.

‘Mendoj se nuk ka pasur marrëdhënie kaq intensive mes Shqipërisë dhe Serbisë, kaq sa ka Rama me Vuçiçin, por Shqipëria nuk ka pasur prej kohësh ndonjë problem të madh me Serbinë. Problemi më i madh në shekullin e 21 ka qenë Ballist Morina me dronin e vet në stadiumin e Beogradit.

Pra unë mendoj se është mirë që Shqipëria ka zhvilluar marrëdhënie të mira me të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Pajtimi apo normalizimi i marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe serbëve, kalon nëpërmjet Kosovës. Është vështirë e imagjinueshme që të ketë marrëdhënie të mira mes Serbisë dhe shqiptarëve, një pjese të shqiptarëve, nëse ekziston probleme të hapura me një pjesë tjetër të shqiptarëve.

Ballkani i Hapur nuk ka krijuar ndonjë funksionalitet institucional. Ka shkrirë akull, por unë nuk kam parë shumë akull në ato marrëdhënie as më herët. Komunikimi është i mirë’, tha Veton Surroi në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco