Xhaçka ‘tallet’ me Yuri Kim. Dje lajmëronte largimin nga Shqipëria, sot thotë se është e mërzitur

Xhaçka ‘tallet’ me Yuri Kim. Dje lajmëronte largimin nga Shqipëria, sot thotë se është e mërzitur

21:37, 19/06/2023
A+ Aa A-

Para disa kohësh, Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka,  në mënyrë të paprecedentë nxori një lajmërim në Tëitter për largimin e ambasadore Yuri Kim nga Shqipëria dhe prezantoi edhe zëvendësuesin e saj.

Diçka e pazakontë u duk atëkohë pasi nuk është në kompetencë të ministrisë së vendit pritës të lajmërojë ikjen apo ardhjen e një diplomati të huaj në Tiranë, aq më tepër kur bëhet fjalë për një vend si ShBA.

Ky lajmërim i Xhaçkës ishte një hatërmbetje e momentit mes Ramës dhe Yuri Kim e cila u përkthye në atë komunikim publik të çditshëm dhe ofendues për Yuri Kim.

Mirëpo, siç të gjithë janë dëshmitarë, kjo ambasadore ka thyer çdo kod etik të diplomacisë gjatë ushtrimit të detyrës në Shqipëri dhe nuk e ka patur për turp këtë gjë, as përdorimin nga Rama, as sjelljen si guvernatore.

Bile, herë-herë, ka qenë e vështirë ta dalloje Yuri Kimin nga një ministre e kabinetit Rama.

Kim nuk ka surprizuar as në këto ditë të fundit të saj në Shqipëri. Ajo sot ka pranuar t’i shkojë Xhaçkës në zyrë për t’i dhënë lamtumirën.

Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale Xhaçka shprehet se është e trishtueshme të shohësh një mike të mirë të largohet.

Edhe Xhaçka tallet me Yuri Kim, njëhrë lajmërontë gjithë entuziazëm se ajo do të ikë nga Shqipëria, njëherë bën si e mërziur për largimin e saj.

Ky është fundi pa dinjitet i një diplomateje në Tiranë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco