VIDEO E PLOTË e skandalit ‘Gjici’/ Nga s*ksi tek fitimi i tenderit të qenve

18:24, 19/06/2023
A+ Aa A-

Publikohet videoja e plotë prej 13 minuta e skandalit ‘Safet Gjici’.

Ashtu edhe siç premtoi, gazetari Artan Hoxha ka publikuar videon e plotë prej 13 minuta të skandalit ‘Gjici’.

Në videon e publikuar nga Hoxha tregohet se si Alma K., për 13 minuta mbaron punë me Safet Gjicin dhe siguron edhe projektin për kastrimin e qenve të Kukësit.

Hoxha ironizon edhe shpejtësinë e veprimeve të administratës së bashkisë së Kukësit, që përfundon të gjithë procedurën që nis në zyrën e Gjicit dhe përfundon me dorëzimin e letrave dhe marrjen e tenderit që do financohej nga qytetarët e Kukësit.

SPAK zbarkoi këtë të hënë në ambientet e Bashkisë së Kukësit ku sekuestroi serverin e kamerave të sigurisë por edhe dokumente të ndryshme.

Sekuestrimet janë bërë në kuadër të hetimit që po kryhet për shpërdorim detyre ndaj ish-kryebashkiakut Safet Gjici, i cili u përfshi në skandal, pas publikimit të një video ku ai shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua tashmë të identifikuar.

Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit qëndruan për afro 30 minuta në Bashki dhe pasi morën kontakt me punonjësin e IT-së, bënë sekuestrimin e serverit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco