SYRI TV/ Dështon dëgjesa me Vlora Hysenin, Salianji: Punonjësit e SHISH shesin informacion

14:53, 19/06/2023
A+ Aa A-

Komisioni i Sigurisë dështoi të zhvillonte dëgjesën me drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, ku ishte parashikuar edhe një raportim për tensionet në veri të Kosovës. Mazhoranca dhe opozita debatuan pas vendimit të socialistëve për të zhvilluar mbledhjen me dyer të mbyllura, ndërkohë që deputeti demokrat Ervin Salianji bëri me dije se Hyseni, nuk i dha përgjigje pyetjes, nëse kishte bërë vizitë në Beograd disa ditë më parë.

SYRI TV

Raportimi I drejtueses së re të SHISH, Vlora Hyseni, në Komisionin e Sigurisë, dështoi. Mbledhja nuk nisi me këmbë të mbarë, sepse komisoni u përfshi nga debate, pas refuzimit të mazhorancës, për të bërë me dyer të hapuara, dëgjesën me Drejtoreshën e SHISH. Deputetë e opozitës kërkuan që për çështjen e tensioneve në veri të Kosovës, mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura. 

Por pavarësisht se i mbyllen dyer për mediat, mazhoranca dhe opozita nuk arritën dot të marrin përgjigje nga drejtoresha e SHISH. Në përfundim, deputeti demokrat Ervin Salianji deklaroi se Hyseni nuk i’u përgjigj pyetjeve të opozitës, lidhur me lajmet se ajo ka vizituar Beogradin disa ditë më parë. 

Ndërsa mbledhja me drejtuesen e SHISH, u shty, opozita kërkoi që kryeministri Edi Rama të japë informacion para Komisioni të Sigurisë, lidhur  me propozimin e tij, për draf asosacionin e komunave me shumicë serbe.

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco