Aziri: Nëse rrëmbimi i policëve do të behej nga Kosova, ndërkombëtarët do reagonin menjëherë

16:52, 16/06/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Arnold Kariqin për të diskutuar situatën e tensionuar në veri të Kosovës dhe të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës ishte analisti Azis Aziri.

Aziri është shprehur se Kosova po ushtron të drejtat kushtetuese dhe sovranitetin e saj në veri ndërsa ndëkrombëtart po mbajnë gjithnjë e më shumë anën e Serbisë në këtë situatë të tensionuar.

"Veriu i Kosovës është një problem  i madh për republikën e Kosovës dhe për të gjithë shqiptarët, ne në luginën e Preshevës e kemi kërkuar gjithmonë që balancimi i të drejtave për serbët në veriun e Kosovës balancohet me të drejtat e shqiptarëve në Luginë, por këto kanë rënë në një vesh të shurdhër për ndërkombëtare.

Serbët në veri të Kosovës janë të diskriminuar pozitivisht pasi kanë shumë të drejta përtej asaj që kanë pakicat kombëtare dhe ato të drejta po i keqpërdorin, qeveria e Kosovës nuk po arrin do që ta shtrij pushtetin e saj në të gjithë territorin e saj pasi ka faktorë ndërkombëtar nuk po e lejojnë dot.

Nëse rasti i rrëmbimit të kishte ndodhur në shtetin e Kosovës nuk do të prisnin as 24 minuta për të reaguar ose për tu paraqitur në zyrën e kryeministrit, shqiptarët e Kosovës arrestohen çdo ditë në kufi me Serbinë.

Raporti i ndërkombëtarëve me qeveritë e kaluara në Kosovës kanë qenë më të ndryshme pasi kjo qeveri që është tani po kërkon që të ushtrojë të gjitha të drejtat e një shteti sovran dhe nuk po lejon që asnjë të ja shkelë. Diplomatët e kanë të drejtën për të folur për marrëdhënien mes dy shteteve dhe jo të marrë të drejta që të vendosi ajo për ato gjëra që janë pjesë e shtetit të Kosovës."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco