Meta: Dhuna ndaj gazetarëve e papranueshme, akt kriminal

16:37, 16/06/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dënuar sulmin fizik që banditët e maskuar kanë ushtruar ndaj gazetarëve në veriun e Kosovës.

Meta është shprehur se akte të tilla kriminale, totalisht të papranueshme, janë jo vetëm agresion ndaj fjalës së lirë por edhe ndaj vlerave të panegociueshme të shoqërive demokratike.

Postimi

Dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmin fizik dhe dhunën brutale ndaj gazetarëve dhe operatorëve në Leposaviq nga banditë të maskuar!

Akte të tilla kriminale, totalisht të papranueshme, janë jo vetëm agresion ndaj fjalës së lirë por edhe ndaj vlerave të panegociueshme të shoqërive demokratike.

Solidaritet me të gjithë gazetarët, kameramanët, ekipet mbështetëse dhe familjet e tyre!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco