VIDEO-SYRI TV/ Berisha: Rama e Vuçiç duan luftë dhe ndarjen e Kosovës

15:58, 16/06/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi këtë të premte se Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç po provokojnë luftë në rajonin e Ballkanit dhe ndarjen e Kosovës. Berisha i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të jetë i vëmendshëm ndaj Ramës e Vuçiç duke e cilësuar autokratë. Lideri i opozitës foli edhe për vendimin e Kolegjit Zgjedhor për ripërsëritjen e zgjedhjeve në Rrogozhinë, duke e cilësuar një akt të kontrolluar duke çuar të gjithë zonën në rivotim në vend të anulimit të votave të burgut.

SYRI TV

Lideri i opozitës Sali Berisha dënoi qëndrimet e kreut të qeverisë Edi Rama ndaj shtetit të kosovës dhe kryeminsitrit të saj, Albin Kurti. Nga selia blu, Berisha akuzoi Edi Ramën se po ndjek politikat e Aleksandër  Vucciccit për ndarjen e Kosovës , ndërsa I bëri apel partnerëve   ndërkombetar  që të jenë të kujdesshëm ndaj të dyve, të cilët I quajti autokratë/sundimtar.

Për vendimin e Kolegjit Zgjedhor për përsëritjen e zgjedhjeve në Rrogozhinë, Sali Berisha deklaroi se ky organ i mohoi mandatin kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Shkëlqim Hoxha.

Sali Berisha u shpreh se Rama vijon skenarin me Bashën për të lënë vendin pa opzoitë, gjë të cilën nuk do e arrijë dot.

Berisha komentoi edhe vizitën e kryeministrit hungarez në Shqipëri Viktor Orban, për të cilin u shpreh se e ka mik të çmuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco