SYRI TV/ Zhvillohet në Strugë Forumi i Prespës, Begaj: Kurti-Vuciç të bëjnë hapa drejt pajtimit

15:54, 16/06/2023
A+ Aa A-

Nga Forumi i Prespës, Presidenti i Republikës Bajram Begaj i bëri thirrje kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksander Vuçiç që të çojnë përpara procesin e pajtimit. Teksa komentoi situatën e tensionuar në veri të Kosovës, Begaj deklaroi se dakordësia e Ohrit mes dy vendeve po shndërrohet në moment zhgënjimi. Nga ky forum, Sekretari i Përgjithshësm i NATO-s Stoltenberg foli  për luftën në Ukrainë, ndërsa theksoi se zgjerimi i BE është i mundur brenda 2030.

SYRI TV

Presidenti i Republikës Bajram Begaj komentoi nga forumi i Prespes situatën e tensionuar në veri të Kosovës ku i bëri thirrje Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçit dhe Kryeminstrt të Kosovës Albin Kurti  të marrin përgjegjësitë dhe të çojnë përpara procesin e pajtimit mes dy vendeve. Sipas Begajt Dakordësia e 18 marsit në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë po shndërrrohet në moment zhgënjimi.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përmes një vidomesazhi drejtuar të të pranishmëve në forumin e Prespës, deklaroi se invazioni brutal rus mbi Ukrainë tronditi paqen në Europë dhe sigurinë dhe se mardhëniet me Rusinë nuk do të jenë më njësoj.  PO ashtu Stoltenberg iu dha dhe një mesazh skeptikëve të zgjerimit te BE

“Kurdo që do të përfundojë lufta marrëdhëniet me Rusinë u ndryshuan dramatikisht. Ambienti i sigurisë në Europë nuk do të jetë si më parë. Presidenti Putin do një Europë tjetër që humb demokracinë dhe lirinë. Ky  event pyet nëse do të kemi familje të zgjeruar europiane deri në vitin 2030. Është mision i pamundur apo i mundur? Përgjigjja është se është më shumë se mision i mundur dhe në fakt ndodh në moment. Duke ndjekur hapat e Maqedonisë së Veriut Finlanda iu bashkua aleancës. Dhe kjo është përgjigje e drejtëpërdrejtë e Rusisë"

Stoltenberg garantoi se Ukraina do të behet pjesë e Natos dhe Rusia këtë nuk e pengon dot. I pranishëm në forumine e Dilogur të Prespes, Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, i foli për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Ai shtoi se e ardhmja e këtyre shteteve është në Bashkimin Evropian. dhe të gjithë duhet të punojnë në këtë drejtim..

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco