Rama vendos të mbjellë kanabis me ligj

Rama vendos të mbjellë kanabis me ligj

15:53, 16/06/2023
A+ Aa A-

Në ditën që vendi u trondit nga skandali seksual i Safet Gjicit në zyrën e tij në bashkinë e Kukësit, Edi Rama ka vendosur që të lejojë mbjelljen e kanabisit me ligj.

Në mbledhjen e përjavshme të Këshillit të Ministrave është miratuar projektligji që do t’i çelë dritën jeshile kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore në Shqipëri.

Lajmin e ka dhënë Ogerta Manastirliu, e cila njoftoi se vendimi u mor edhe pas konsultimit me qytetarët, ku 61% e tyre u shprehën pro lejimit të kultivimit të kanabisit mjekësor.

Po ashtu, Manastirliu bëri me dije se ministritë që kanë propozuar projektligjin kanë nisur nga puna për inicimin e procesit dhe përcaktimin e rregullave për menaxhimin e duhur të kësaj veprimtarie industriale.

‘Qeveria ka miratuar projektligjin për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit dhe prodhimit të nën produkteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale. Nga këshillimi kombëtar ku 61% e qytetarëve ju përgjigjën pozitivisht kësaj pyetje për inicimin e kësaj nisme ka filluar puna nga disa ministri.

Ky projektligj që është propozuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministria e Brendshme përcakton të gjithë kuadrin rregullator të mënyrës si do iniciohet procesi për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të kanabisit vetëm për qëllime mjekësore’, tha ministrja Manastirliu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco