Lajmi i fundit

VIDEO/ Zbardhen bisedat në SKY ECC, SPAK lëshon dhjetra urdhër arreste

Çim Peka: Vuçiç dhe Rama u lejuan të bëhen autokratë pikërisht për këtë ‘ditë’

Çim Peka: Vuçiç dhe Rama u lejuan të bëhen autokratë pikërisht për këtë ‘ditë’

19:23, 15/06/2023
A+ Aa A-

Gazetari, Çim Peka ka bërë një skaner të situatës në veriun e  Kosovës dhe skenarin që Rama ka përgatitur me presidentin serb, Vuçiç.

Peka është shprehur se Rama dhe Vuçiç janë lejuar të kthehen në autokrat me ndihmën e bandave më kriminale të rajonit pikërisht që te vizatojnë Albin Kurtin si problem dhe jo Aleksandër Vuçiç

Postimi:

Skenari duket se është ky!

- KFOR nuk deklarohet për marrjen peng të tre policëve kosovarë në territorin e Kosovës duke lënë teë mjergullt ndërkombëtarisht ngjarjen. Kjo le të dyshosh se Vuçiç ka pas një shkelje syri nga KFOR për t’i kujtuar Albin Kurtit se pa ne nuk e mbron dot Kosovën.

- Rama sillet si ndërkombëtar me peshë dhe bën të mundur lirimin e policëve nga negociata me mikun e tij Vuçiç, duke zbutur reaksionin qe ka ndaj tij ndër shqiptarë për qëndrimet pro serbe që po mban.

Konkluzioni: Rama dhe Vuçiç janë lejuar të kthehen në autokrat me ndihmën e bandave më kriminale të rajonit pikërisht për këtë ditë. Te vizatojnë Albin Kurtin si problem dhe jo Aleksandër Vuçiç. Kjo po bëhet e mundur edhe pasi është vrarë nervi kombëtar në Shqipëri. Në vitin 98 vërtet Fatos Nano deklaronte nga Lisbona se kryeqyteti i Kosovës është Beogradi, por kur Sali Berisha thirri tubimin “Një Komb një Qëndrim”, socialistët u vunë në rrjesht përkrah tij në sheshin “Skënderbej”. Sot Edi Rama refuzon edhe ti kushtojë një seance parlamentare situatës në Kosovë. Kjo për shkak se nuk ndjehet i kërcënuar nga nervi kombëtar dhe ndjehet i mbrojtur nga faktori ndërkombëtar, që sot primare kanë raportet me ish ministrin e Sllobodan Milloshevic e jo pasardhësin e Ibrahim Rugovës e Hashim Thacit.

Jetojmë në kohë të vështirë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco