Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO-SYRI TV/ Berisha: Kosova refuzoi ndërhyrjen brutale nga Rama-Vuçiç

15:49, 14/06/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dënoi aktin e kryeministrit Edi Rama, për anullimin e mbledhjes së përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës. Lideri i opozitës, u shpreh se vendimi, është një hakmarrje e kryeministrit, pasi Prishtina zyrtare refuzoi të marrë në konsideratë draftin e Ramës, për asosacionin, që sipas tij, është hartuar në Beograd. 

SYRI TV

Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar si një akt hakmarrjeje, të kryeministrit Edi Rama, vendimin për të anulluar mbledhjen e përbashkët, mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, pasi Albin Kurti refuzoi të marrë në konsideratë, drafin e Ramës për asosacionin. Në fjalën e tij para grupit parlamentar të PD, Berisha dënoi ndërhyrjen e kryeministrit në punët e brendshme të Kosovës.

Lideri i opozitës, akuzoi kryeministrin e Shqipërisë se ka marrë në mbrojtje Serbinë, ndërsa e lidhin angazhimin e fundit të kryeministrit edhe me përfshirjen e tij, në skandalin e ish- zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal. 

Berisha u bëri thirrje autoritëve të Kosovës të bashkrendojnë qëndrimet e tyre me ndërkombëtarët, ndërkohë që shpalosi qëndrimin e Partisë Demokratike, lidhur me asosacionin e komunave serbe. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco