Gazetari - Pekës: Atë që tentuan të na bëjnë banditët e Bashës, nuk e guxuan as serbët në Mitrovicën e Veriut!

21:00, 12/06/2023
A+ Aa A-

Sulmi që u bëri Lulzim Basha, ish-kryetari i PD, mbështetësve të paktë që i kishin mbetur se guxuan ta kundërshtonin rikthimin e tij në krye të partisë, e ka habitur një pjesë të opinionit publik, edhe pse u pa me sy se çfarë u bëri ai demokratëve kur u uzurpuzoi selinë.

Por një gazetar që rrezikoi të rrihej nga bandat që e mbronin Lulzim Bashën natën e përplasjes, deklaroi se në atë mbledhje kryesie, ishte ndier më në rrezik sesa nga serbët në Mitrovicën e Veriut, kur po raportonte për tensionet atje.

Këtë moment e tregoi vetë analisti Çim Peka në nisje të emisionit të tij "Çim Peka LIVE" mbrëmjen e së hënës.

“Opozita pas 14 majit, sigurisht është e tronditur, - shpjegoi Peka, -  por për t’i ndihmuar edhe më shumë dëmtimit të saj, pas masakrës zgjedhore që bëri Edi Rama, është vetofruar Lulzim Basha.

Kishim dy inserte që kanë të bëjnë me një mbledhje kryesie thuhet, të asaj që konsiderohet si “partia e vulës”, ku deputetët që kanë qenë kundër shpalljes së garës pa u mbledhur forumet, është tentuar të dhunohen nga njerëzit e Lulzim Bashës. Në fakt nga banditë, të cilët aty ku mendojnë se mund të tregojnë forcë, sigurisht që edhe me ndihmën e z. Rama, kanë filluar të bëhen agresivë.

Njeri prej dhunuesve është edhe punonjës i Drejtorisë së Burgjeve, i cili ka lejen për të shkuar, për të dhunuar deputetë të opozitës, të Partisë Demokratike.

Është tentuar të dhunohen edhe gazetarë! Për herë të parë ndoshta. Madje një gazetar, një koleg më thoshte: “Kemi raportuar nga Mitrovica e Veriut e absolutisht ajo që është tentuar të bëhet atë natë nga grupet banditeske të Lulzim Bashës, nuk kanë tentuar të na e bëjnë serbët e Mitrovicës së Veriut para pak ditësh! - tregoi  Peka dhe ftoi për të diskutuar për situatën e opozitës pas 14 Majit, Armand Shkullakun, Belind Këlliçin dhe në lidhje të drejtpërdrejtë, deputetin Saimir Korreshi,/ar.sh/SYRI.NET

Emisioni i plotë në videon e SYRI TV

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco