Haxhia: Në një vend normal, vula e PD do të ishte e Berishës

22:07, 12/06/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Çim Peka Live në SYRI TV ishte i ftuar analisti Baton Haxhia.

Haxhia është shprehur se vula mbahet nga shumë faktorë dhe se Berisha duhet që ta kishte marrë prej kohësh por në këto momente ai e ka shumë të vështira që ta sigurojë atë.

"Një gjykatë normale në një moment të caktuar përpara zgjedhjeve dhe një gjyqtar normal që vlerëson demokracinë përpara procedurave juridike e kam thënë dhe më parë që duhet të ja jepte vulës Sali Berishë për arsye se ishte momente i tij dhe kishte shumicën e asaj partie.

Meqë nuk e ka marrë në atë moment do të dyshoj se ai do ta marrë dhe në ët ardhmen edhe nëse shkon në Strasburg. Sa më shpejt që e premë kancerin brenda këtij rrethimi aq më shpejt konsolidohet e djathta në zgjedhjet e 2025 pushteti është shumë pranë për ta marrë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco