Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Vasili: Rama ka qenë dhe mbetet një peng i hapur dhe i shëmtuar i Vuçiçit

Vasili: Rama ka qenë dhe mbetet një peng i hapur dhe i shëmtuar i Vuçiçit

11:05, 09/06/2023
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili

Kur flet Rama për legjitimitet.

Rama është vërtet një karagjoz politik i papërsëritshëm dhe vërtet të gajas kur flet për legjitimitetin në Kosovë dhe për Albin Kurtin.

Dhe kush flet pale... Edi Rama.

Rama që bëri zgjedhje lokale moniste në 2019, që as afrikane s'mund të quhen dhe pa dekret të presidentit, që ndenji tre javë pas zgjedhjeve duke mbushur kutitë me fletë votimi dhe ku shkoi realisht 6% e votuesve, ku një muaj s'nxirrte dot rezultatin zyrtar megjithëse kish konkuruar vetëm, ka edhe fytyrë dhe flet për Kryeministrin Albin Kurti.

Rama u fut nëpër bashki me forcë, me polici, me forca të ndërhyrjes së shpejtë dhe kërcënoi se kushdo qytetar a parti që ta pengonte nuk do merrte kurrë vizë amerikane e do shpallej terrorist.

Albin Kurti kreu zgjedhje spas kërkesës së ndërkombëtarëve sepse Kryetarët serbë ikën dhe lanë postet me urdhër të Vuçiçit dhe bojkotuan zgjedhjet vetëm e vetëm për ti shërbyer Beogradit.

Zgjedhjet e Kurtit i përshëndetën edhe amerikanët, edhe europianët.

Hyrjen e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës e penguan paramilitarët serbë me dhunë, me armë dhe gjithshka duke goditur e plagosur rende edhe dhjetra ushtarë të KFOR dhe policisë së Kosovës.

Pra, sipas Edi Ramës, ky vetë na qenka legjitim, ndërsa Kurti jo. Na hapi barkun me këto palaçollëqe që nxjerr nga goja ky Rama.

Kurti ka fituar dy herë zgjedhjet si kryeministër me zgjedhje super të rregullta dhe shembullore.

Ndërsa ky karagjozi Edi Rama ka shkatërruar zgjedhjet, i ka vjedhur, i ka blerë dhe i ka manipuluar dhe ka fytyrë e flet për Albin Kurtin.

Ky Rama ka vetëm një cilësi, që është një papagall pa turp dhe i kapur peng, që shqipton atë që i thonë ca suflerë të ndjerë faj, që s'kanë kurajë dhe moral qe ti thonë vetë asgjë Kosovës sepse janë bërë njësh me Serbinë.

Kushdo mund të japë mendime për Kosovën dhe Albin Kurtin e kë të dojë, por i vetmi qe nuk ka gojë dhe moral është Edi Rama, që në asnjë minutë të vetme nuk ka qenë në krah të Kosovës sepse ka qenë dhe mbetet një peng i hapur dhe i shëmtuar i Vuçiçit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco