Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Konferenca e shtypit / Pse manipuloi Edi Rama me draftin e Asociacionit

Konferenca e shtypit / Pse manipuloi Edi Rama me draftin e Asociacionit

09:56, 09/06/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Rama ka mbajtur një konferencë për shtyp duke i dhënë vetes rolin e një lideri rajonal që i ka propozuar presidentit Makron dhe kancelarit Sholc, një draft për mënyrën se si duhet ndërtuar Asociacioni i shumëdebatuar i komunave serbe në Kosovë. Ndonëse Rama refuzoi të preçizojë se cilat janë termat e këtij propozimi dhe se kush janë specialistët me reputacion ndërkombëtar që e kanë hartuar draftin, ai tha se po e bën këtë pasi, as Kosova dhe as Serbia, nuk e duan seriozisht këtë pikë të marrëveshjes së bazuar te plani franko-gjerman.

Por, pozicionimi i kryeministrit, që e ka ndërmarrë këtë nismë pa u konsultuar me asnjë nga faktorët në Prishtinë, ngre hije të forta dyshimi. Sepse Rama ka vendosur të potenciojë të vetmin nen të marrëveshjes 11-pikëshe të dakordësuar në fund të shkurtit, që i intereson më shumë Beogradit dhe Aleksandër Vuçiçit. Qëndrimi serb prej kohësh, të cilin e ka mbështetur edhe një pjesë e ndërkombëtarëve, ka qenë i prerë: Kosova duhet të miratojë projektin që i jep minoritetit sllav të drejta gati të barabarta me autonominë dhe vetëm pastaj duhet kaluar te pikat e tjera si njohja e dokumenteve relevante dhe simboleve kombëtare të njëra-tjetrës, përfshirë pasaportat, diplomat, targat e automjeteve dhe vulat doganore apo respektimit të pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të tyre.

Për të justifikuar fokusimin vetëm tek kjo çështje, që në thelb është me e dizavantazhueshmja për Kosovën, ai përdori disa argumenta manipulativë. ‘Krijimi i Asociacionit është përfundimisht çelësi për të hapur derën e afirmimit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, e njohjes së saj nga të gjithë, e uljes së saj në OKB dhe të gjitha forumet ndërkombëtare, dhe e njohjes së ndërsjelltë me Serbinë” .

Por pikërisht ky pohim përmban dy manipulime skandaloze.

Gjithkush që e njeh sadopak çështjen e Kosovës, e kupton se, edhe sikur qeveria Kurti të pranojë menjëherë dhe pa kushte themelimin e shoqatës së komunave me shumicë serbe, nuk ka asnjë garanci se kjo ka ndikim të drejtpërdrejtë në pranimin pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Aty Kosova mbahet peng nga dy shtete armiqësore që s'e njohin pavarësinë e saj, si Rusia dhe Kina. Pra, edhe sikur ajo të bëjë një sakrificë duke pranuar planin perëndimor, kjo nuk do të thotë se të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit, me të drejtë vetoje, do të jenë dakord.

Sikur kjo të mos mjaftonte, Rama shkoi edhe më tej. Ai tha se themelimi i Asociacionit çonte drejt njohjes së dy vendeve. Pra, se po u tejkalua ky hap, Serbia do e njihte Kosovën. Këtu kemi të bëjmë me kalim Rubikoni. Sepse presidenti serb Aleksandar Vuçiç e ka deklaruar me dhjetëra herë se çfarëdo që të ndodhë, ai nuk do ta njohë Kosovën, që e ka të shkruar në Kushtetutë si pjesë integrale të vendit.

Pra, edhe këtu Edi Rama bllofon. Prandaj pyetja që ngrihet është: pse i duheshin këto dy manipulime për të justifikuar faktin se nga gjithë marëveshja e arritur mbi bazën e planit franko-gjerman, atij iu desh të fokusohej vetëm tek ajo që përbën kërkesën themelore të Beogradit./LAPSI

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco