‘Grupet e të fortëve të Bashës krijuan tension në mbledhjen e Kryesisë’/ deputeti i PD: Na u hodhën në fyt

‘Grupet e të fortëve të Bashës krijuan tension në mbledhjen e Kryesisë’/ deputeti i PD: Na u hodhën në fyt

19:25, 07/06/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është shprehur se grupet e të fortëve të ish-kryedemokratit Lulzim Basha shkaktuan tension në mbledhjen e Kryesisë së PD-së.

Komentet Sula i bëri gjatë një interviste në Panorama TV, ku tha se mbështetësit e Bashës akuzonin palën tjetër se po e çonin partinë te Berisha.

Ai tha se Basha ka bërë sikur ka ikur nga drejtimi i PD-së, por sipas tij, ai ka qëndruar gjithmonë aty.

“Unë i shoh gjërat në realitet dhe çdo gjë mori fund mbrëmë. Grupet e të fortëve të Bashës, krijuan tension kur po zhvillohej mbledhja e PD-së. Na akuzonin neve që po e merrnim partinë e po e çonim te Sali Berisha. Diskutohej që të bëhej një certifikim i të gjithë anëtarësisë dhe më pas të bëhej votimi.

Unë nuk them që të përjashtohet Basha nga gara, por do të ishte shumë e ndershme që të votohej me ndershmëri. Këtu nuk bëhet fjalë për Berishën dhe Flamur Nokën, por për anëtarët e thjeshtë të PD-së që do të bënin zgjedhjen e kryetarit të ri. Na u hodhën në fyt në këtë moment duke na thënë që po e çoni partinë te Berisha dhe Rithemelimi.

Unë gjej rastin të falënderoj të gjithë ata deputetë që u ngritën në lartësinë e përgjegjësisë dhe të moralit të tyre. Shpreh keqardhjen për disa deputetë që u shndërruan në patericë për disa interesa të vogla dhe meskine. Nga pala tjetër, nuk bëhet fjalë për fitoren e PD-së, por për mbijetesë të Bashës në PD. Në bashkëpunim me vendimet e gjithë kolegëve të tjerë, do të mblidhemi dhe do të marrim një vendim nëse do të distancohemi apo jo nga kjo forcë politike" u shpreh Sula.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco