Njerëzit e Bashës dhunuan deputetë e gazetarë/ Llabani: Nuk më bën habi, të gjitha institucionet janë të centralizuara

Njerëzit e Bashës dhunuan deputetë e gazetarë/ Llabani: Nuk më bën habi, të gjitha institucionet janë të centralizuara

18:57, 07/06/2023
A+ Aa A-

Gazetarja Anduena Llabani, e ftuar në 'Task Force' me Sonila Meçon komentoi atë që ndodhi pas mbledhjes së kryesisë së PD.

Llabani ndër të tjera u shpreh se tashmë asgjë nuk e lë të habitur, pasi pothuajse të gjitha institucionet prej kohësh, janë bërë të centralizuara.

Dhuna ndaj gazetarëve ka ndodhur vetëm në procese penale gjyqësore ku të pandehur, dhe ku brenda qelive me hekura qëndronin njerëz me precedent penale dhe të vetmit që arrinin na kërcënonin ishin osë anëtarë që ishin jashtë, ose familjarë që kishin interesat e tyre dhe nuk donin që ne të shkruanim për ta. Por raste të tilla kur brenda një selie demokratike le të themi, se ka dhe emrin simbol, të ndodhin agresione të tilla për parandalimin e transmetimit të fjalës dhe asaj çfarë ndodh aty për të qenë një sy apo një vesh brenda asaj që tashmë nuk më bën dhe habi se këtu  të gjitha institucionet prej kohësh janë bërë të centralizuara, domethënë ne nuk arrijmë dot të hyjmë në institucion dhe pse ne jemi pushteti i katërt dhe kemi statutin që të hyjmë në të tilla institucione dhe të marrim informacionin.

Ajo çfarë ka ndodhur në fakt më 8 janar të vitit 2021 me shumë humor dhe sarkazëm një prokuror i çështjes kur unë e pyes se çfarë po ndodh me krimet e 8 janarit, me tha se ''është krim në familje, është dhunë brenda familjes '. Domethënë a kishte vërtet dhe a ka vërtet një rast precendet në lidhje me atë dhunë ku ne e dimë shumë mirë që nga organe të specializuara kishte informacione që thonin se njerëz me precedent penalë të ardhur nga Maqedonia nga Kosova, nga vendet përreth dhe të instaluar brenda selisë së PD, patëm një rreth ose një vijë të kuqe që prokurorët nuk arriten ta kaonin dot .  Pse nuk patëm hetime për këta persona që ishin aty dhe ishin gati ta kthenin protestën në tragjedi?!

Madje ka informacione që ata dyer që u blinduan, ata punëtorë që punuan për saldimin e dyerve të PD, ato lekë janë hedhur nga vetë eksponentë ose ish eksponenetë të PD që janë kundër Berishës. Këto janë sigurisht informacione që sot Prokuroria i ka dhe ka zgjedhur të heshtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco