'Përralla e arrestimit të Dakos nga drejtësia që sapo ka lëshuar Saimir Tahirin'

'Përralla e arrestimit të Dakos nga drejtësia që sapo ka lëshuar Saimir Tahirin'

20:27, 06/06/2023
A+ Aa A-

Nga Eno Bozdo.

Pas lajmit të sotëm të arrestimit të Vangjush Dakos, kori i tenorëve do të fillojë si zakonisht me tezat që reforma në drejtësi funksionon dhe se korrupsioni po luftohet me sukses etj. etj... Mund të ketë mjaft nga ata që e besojnë këtë përrallë, nisur nga arrestimi i sotëm. Por kini parasysh se kjo që ndodhi sot, më mirë të mos kish ndodhur, sepse është prova e një arrestimi të inxhinieruar me kujdes.

Së pari, drejtësia sapo ka lëshuar nga qelia Saimir Tahirin. Një shpullë turinjve kjo për ata që flasin për drejtësi të pavarur dhe sukses të reformës;

Së dyti, akuza për Dakon është qesharake kundrejt asaj që ai përfaqëson dhe që ka bërë. I dalë në përgjime me krimin për blerje votash, me akuza shumë të rënda për korrupsion, për shkatërrim të trashëgimisë kulturore, akuzohet për një dëm minimal. Nga kjo akuzë ka shumë gjasë që pas një viti të dalë i palagur ose me dënim minimal si kolegu i tij Saimir Tahiri që mbolli me drogë vendin dhe shkatërroi Policinë e Shtetit.

Së treti, çudia zgjat më pak se tri ditë. Ndërkaq, Alabbar vazhdon duke shitur apartamente në ajër në portin e Durrësit, ndërsa porti është duke u mbyllur dhe dëmi ekonomik është i pamasë!

Gëzuar refomën në drejtësi! Është e ëmbël dhe e shijshme si një akullore Durrësi!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco